Vjosa Osmani paralajmëron fitoren e LDK-së
Vjosa Osmani u është përgjigjur komenteve të shumta nëpër rrjete sociale ku po i kërkojnë të jetë kandidate për Kryeministre. Ajo ka shkruar fjalën: “Fitore LDK”.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, ka publikuar një foto në FB me përshkrimin fitore LDK.
Këtë reagim e ka bërë pasi kanë vërshuar komentet nëpër rrjetet sociale në përkrahje të saj për t’u bërë kandidate për Shefe të Qeverisë së ardhshme nga LDK-ja.
Në secilin njoftim të deputetëve të LDK-së nëpër Fb po vërshojnë komentet pro Osmanit për Kryeministre.
Sot është përmendur se deputetja e LDK-së mund të nominohet për Shefe të Qeverisë së ardhshme.
Mirëpo, vendimi është shtyrë për të hënën.
Në mbledhjen e sotme kanë munguar Agim Veliu e Lutfi Haziri. Ky i fundit ka shprehur ambicie për t’u bërë kandidat i LDK’së për Kryeministër.
Isa Mustafa ka thënë se janë katër-pesë emra në LDK që mund të jenë kandidat për Kryeministër.
Në mesin e tyre janë Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri e Kujtim Shala.
Aktualisht, vendi është pa Parlament e Qeveri. Zgjedhjet e reja pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.
Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pritet ta marrë Presidenti qysh në fillim të javës së ardhshme.