Vjosa Osmani në Kuvend: Kam vendosur ta mbajë vulën e tradhtisë, votoj kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, që vjen nga LDK-ja, ka bërë të ditur edhe nga foltorja e Kuvendit, se do të votojë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti me anë të mocionit të iniciuar nga partia e saj.
Ajo tha se nëse kjo konsiderohet tradhti, atëherë ka vendosur ta mbajë këtë vulë të tradhtisë, duke sqaruar tutje arsyet se pse ka marrë këtë vendim.
“Është një derë dhe një udhë që unë e kam ndjekë këto 20 vite në LDK. Është një rrugë që ta shton besimin qytetar”.
“Unë u akuzova për tradhti, por që mbrojtja e çdo pike të programit të LDK-së, nëse mbajtja e secilës fjalë që ua kam dhënë votuesve të mi, nëse kjo më bën tradhtarë, atëherë unë dua ta mbajë vulën e tradhtisë”, tha Osmani në Kuvend.
“Unë do të votoj kundër këtij mocioni. Sepse duke votuar kundër, jam e bindur që votoj për të ardhmen e vendit tim”.