Vjosa Osmani: Koalicioni duhet të bëhet
I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, që po qëndron në Kosovë, ka takuar sot edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani, thotë se ishte kënaqësi që e kanë mirëpritur Grenell në zyrat e LDK-së.
Ajo derisa thotë se shpreson që të thellohet bashkëpunimi me ambasadorin Grenell në qeverinë e re, thekson se tashmë qeveria e re duhet të bëhet ashtu siç edhe ka qenë vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019-të.
Postimi i Osmanit:
Sot në LDK kishim kënaqësinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.
Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë.
Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor. 🇽🇰 🇺🇸