Vjosa Osmani i përgjigjet Hashim Thaçit
Kryetarja e Kuvendit, të Kosovës Vjosa Osmani i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi, për mbajtjen e një seance për ditën e sotme në të cilën ai do të raportojë lidhur me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
N ëletërn dërguar presidentit Thaçi, Osmani ka thënë se kërkesa për t’iu adresuar Kuvendit duhet të dërgohen disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të ketë kohë të mjaftueshme për ta organizuar seancën, përcjell FaktePlus.
Ajo në letër ka shkruar se kërkesa e presidentit Thaçi, do të trajtohet që në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit e cila do të mbahet menëjherë pas 9 marsit./FaktePlus