Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku votuan kundër mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe ministri Lumir Abdixhiku votuan kundër procedimit të mocionit ndaj qeverisë.
“Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku votuan kundër procedimit të mocioni”, thonë burimet e Gazeta Blic.
Ndërsa, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.
Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti liroi nga pozita e ministrit Veliun, me arsyetimin se gjatë një interviste të mbrëmshme ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë në koalicion.