Vjosa Osmani dënon kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli janë të papranueshme dhe cënojnë lirinë e shtypit.
Ajo ftoi organët e rendit që t’i identifikojnë kërcënuesit dhe t’i vendosin para drejtësisë.
“Kërcënimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme pavarësisht prej nga vijnë ato. Kërcënimi ndaj gazetarit Fidan Jupolli është cenim drastik i punës dhe lirisë së mediave. Ne duhet të krijojmë ambient ku gazetarët ndihen të lirë të kryejnë punën e tyre pa presion, si parakusht themelor për demokracinë në vend”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Mediat janë pararojë e shoqërisë së lirë, andaj ftoj organet e rendit që t’i identifikojnë kërcënuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë”.