Vjosa i reagon ministrit të Vetëvendosjes: Për qëndrimet e Vjosa Osmanit, flet veç Vjosa Osmani
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdimisht është komentuar se ajo po mbanë anën e Vetëvendosjes dhe jo partisë nga ajo vjen, pra Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të njëjtat komentime erdhën edhe në Kuvendin e Kosovës nga deputetët.
Por në një moment Vjosa Osmani reagoi, derisa ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bilsimi, iu drejtua LDK-së që të përdorin të njëjtin argument edhe Vjosa Osmanin, sikur që e përdorin kur mbrojnë Agim Veliun kur kundërshtoi vendimet e Qeverisë.
“U munduat qëndrimet e Agom Veliut t’i arsyetoni me lirinë e shprehjes. Sipas juve sa herë që Agim Veliu kritikon qeverinë apo del kundër ai ka liri të shprehjes. Por iu kisha lut që përdorni të njëjtin argument edhe kur po diskutoni për qëndrimet e Vjosa Osmanit brenda kryesisë së LDK”, tha Bislimi
Në këtë fjalim, u ndërpre Bislimi nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani duke iu bërë të qartë të gjithë atyre që lakojnë emrin e saj dhe që flet për qëndrime e saja, përcjell FaktePlus.
Ajo tha se për qëndrimet e Vjosa Osmanit, flet vet ajo dhe askush tjetër.
“Ministër dhe çdo kush që flet për qëndrimet e Vjosa Osmanit, flet Vjosa Osmani”