Vjen një letër nga Novi Pazari, në minierën e qymyrit janë varrosur mbi 20 autobus me shqiptarë
Ankthi i pritjes po shoqëron tash e njëzet vite pas luftës familjet e 1647 personave të pagjetur. Me dhimbje, e me plagë të hapura, por me qëndresë të fortë, ëndrra e këtyre familjarëve nga Kosova nuk është shuar dhe presin qw një ditë do të marrin një lajm për të afërmit e tyre.
Shpresa e tyre rritet sidomos kur bëhet fjalë për gërmimet, e dhimbja është edhe më e madhe në përvjetore.
“A thua aty do të jenë mbetjet mortore të fëmiut, burrit, gruas, vëllait, motrës sime”, është vetëm njëra prej ofshamave të kësaj shprese.
E së fundmi, shteti i Kosovës ka marrë një letër nga një qytetar i Novi Pazarit, i cili thotë se në minierën e qymyrit atje, janë varrosur mbi 20 autobus me njerëz të cilët u depërtuan nga Kosova gjatë periudhës së luftës.
Këtë e ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, koordinatori për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka.
“Para pak dite kam marrë nëj deklaratë nga Novi Pazari, nga një qytetar, ku thuhet se në një minierë të qymyrit atje janë mbyll mbi 20 autobus me njerëz që janë depërtuar nga Kosova”, ka treguar Lluka.
Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur i ka bërë kërkesë komisonit të Beogradit të procedojnë këtë çështje, por siç thotë Lluka nganjëhere ky komision anashkalon kërkesat dhe nuk përgjigjet.
“Të gjitha këto ne po i bartim kërkesat komisionit të Beogradit, të cilët nganjëherë përgjigjen, nganjëherë i anashkalojnë. Është rasti i Rashkës, sepse kur nuk dojnë të japin informacion apo nuk dojnë t’u përgjigjen kërkesave tona, atëherë arsyetohen se nuk kanë mjete dhe kërkojnë mjete. Siç është rasti në Rashkë ku kanë marrë donacion prej Zvicres dhe asnjhërë kërkujt nuk i kanë dhënë asnjë llogari. Pra, nuk është kryer puna, ende ka punë. Këtu deshta me lidh me Bajtajnicën, sepse më shumë ka me pas gjetje individuale. Ne jemi të sigurt që edhe në Bajtajnicë ka ende shqiptarë”, tha Lluka.
Në bazë të inçizimeve të radarit tokësor për varreza janë edhe dy loakcione në Serbi që dyshohet për varreza masive. Lluka i tha FaktePlus se edhe për këtë i kanë bërë kërkesë komisionit në Beograd që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin urdhëresën e prorkurit dhe të vazhdojnë me procedurat.
“Janë dy lokacione në Serbi të cilat ky radari që ka bërë inçizimin janë bërë hetim dhe ne kemi bërë kërkesë komisionit serb që sa më shpetj që është e mundur me marrë urdhëresën e prokurorit që të vazhdojnë. Është regjioni i Rashkës, Jabllanica ka edhe dyshime tjera në disa lokacione tjera në Serbi”, tha Lluka.
Ai ka theksuar se Komisioni Qeveritar i Kosovës është duke bërë krejt çka është e mundur, mirëpo mundësitë janë të vogla për shkak se Beogradi nuk është i gatshëm të jap informacion.
“Jam i sigurt që në arkivat e Ushtrisë së Serbisë ka dokumentacion për çdo njeri tonin ku gjindet, ku është marrë dhe sa herë është bartur nga një varrezë në një varrezë tjetër”, tha ai.
Sipas tij, prej se çështja e të pagjeturve nuk është në kompetencë të Misionit EULEX, gjërat kanë ndryshuar.
Për çka edhe ka kritukuar EULEX-in, ku siç thotë Lluka nuk ka qenë i interesuar me zgjidh këtë çështje.
Lluka gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus tha se janë edhe shumë mbetje mortore që janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore e që nuk kanë të bëjnë fare me luftën dhe as me të zhdukrit.
Madje, ai ka theksuar se EULEX ka punaur në bazë të etnive.
“EULEX nuk ka qenë i interesuar për mos me thënë që nuk ka qenë fare i interesuar me zgjidh shumë probleme. Ne kemi shumë mbetje mortore në morg të institutit, mirëpo kemi shumë mbetje mortore që nuk kanë të bëjnë fare me luftën e as me të zhdukrit. Nuk kanë qenë të interesuar. Në shumicën e rasteve EULEX-i ka punuar në baza të një etnie. Kanë qenë të interesuar për gjetjen e një pjesë të të zhdukurve. Te shqiptarët ka ndodhur e kundërta. Shpeshherë janë anashkaluar, kanë mbetë pas dore”, tha Lluka.
Derisa EULEX më parë ka zbatuar kur ia ka pasur qejfi urdhëresat për hapjen e lokacioneve ku dyshohen varrezat masive, tani Lluka thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.
“Por tani kanë ndryshuar kohërat. Ne si komision dhe njerëzit që merren me këtë problem e kemi me obligim që çdo urdhëresë të çdo prokurori për krime lufte me zbatu në periudha të caktuara kohore. Përpara kjo nuk ka qenë sepse EULEX-i ka qenë vetë Gjykatësi dhe Prokurori. Kur ka dashtë e ka hap rastin, kur ka dashtë e ka mbajtë në fijokë”, është shprehur Lluka.
Zbardhja e fatit të të pagjeturve është thënë se do të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Dëshira e Jahja Llukës është që pa zbardhjen e fatit të të pagjeturëve të mos të arrihet ndonjë marrëveshje.
Kështu edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që është kryesuesi i Ekipit Qeveritar për Dialogun me Serbinë është shprehur ditë më parë këmbëngulës se s’do të ketë marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve./FaktePlus