Vjen medalja e artë nga Kupa Evropiane në xhudo
23/03/2019, 16:56
Xhudistja kosovare Erza Muminoviq ia ka dhuruar Kosovës edhe një tjetër medalje të artë, pasi triumfoi në Kupën Evropiane për Juniorë, e cila po mbahet në Athinë.
Në finalen e kategorisë deri në 48 kilogramë, kosovarja triumfoi kundër xhudistet austriake, Jacqeline Springer.