Vjedhjet e kishave në Partesh e Kllokot dyshohet se u kryen nga vetë serbët
E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë ka reaguar sot pas dy raste të vjedhjeve që që kanë ndodhur në dy kisha në Kllokot dhe Partesh. Zyra e cila drejtohet nga Petar Petkovic është munduar që këto ngjarje t’i paraqesë si shqetësim për sigurinë e serbëve që jetojnë në Kosovë.
Por, nga burime të sigurta, vjedhja dyshohet që është kryer nga serbët lokal, me qëllim të krijimit të një perceptimi se ka akoma probleme sa i përket sigurisë nëpër komunat e banuara me shumicë serbe.
“Në bazë të informacioneve të siguruara në lidhje me dëmtimin apo vjedhjen e dy kishave serbe në komunën e Parteshit dhe të Kllokotit, dyshimet e para janë se janë kryer nga vetë serbë lokal”, ka thënë ky burim për Gazetën Express.
Sa i përket rastit të Parteshit, siç ka treguar ky burim ende janë duke u zhvilluar hetimet, derisa për rastin në Kllokot thotë se janë vjedhur një sasi dinarësh të Serbisë dhe rreth 100 euro.
Këto dy incidente vijnë një ditë pasi UNMIK-u ka kërkuar një raport për situatën e sigurisë në komunat me shumicë serbe.
“Me datë 05.03.2021 UNMIK ka kërkuar nga stacioni policor ne Partesh një raport ne lidhje me situatën e sigurisë ne komunat me shumice serbe, konkretisht nëse ka pasur ndonjë incident në këto lokalitete.Hetimet kanë filluar rreth kësaj ngjarje, për momentin nuk kanë ndonjë person të dyshuar. Në kishën ne Partesh janë vjedhur një shumë e parave ( dinarë te Serbisë) rreth 100 euro”, ka thënë ky burim.
“Sipas informacioneve kjo ka ndodhur me qellim që në raportin të cilin do ta dorëzojnë policia e Kosovës -stacioni Partesh UNMIK -ut me datë 08.03.2021 te dalë se ka akoma probleme sa i përket sigurisë nëpër komunat me shumice serbe”, ka përfunduar ky burim.
Zyra e cila drejtohet nga Petkovic ka lëshaur sot një njoftim, ku kanë thënë se “është turp që serbët s’mund të jetojnë të qetë”