Vjedhje të rënda në Prizren
Në Prizren janë shënuar dy raste të vjedhjeve të rënda ditën e djeshme. Në një vjedhje që ka ndodhur në qytet, viktima ka raportuar se në shtëpi i janë vjedhur para të gatshme e stoli ari.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa edhe në një vjedhje në fshatin Bregu i Drinit, viktima ka raportuar se i janë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me force kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç ‘rast kanë vjedhur stoli ari në vlere te konsiderueshme. Rasti në hetime”, thuhet në raport përcjell FaktePlus.