Vjedhje e rëndë në Prishtinë
Një banesë ka qenë cak i një vjedhje të rëndë në kryeqytet.
Para të gatshme e stoli ari i janë vjedhur një gruaje. Ajo e ka informuar policinë për rastin. Nuk raportohet për të dyshuar a të arrestuar.
“Prishtinë 24.06.2020-01:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur përmes derës se ballkonit kanë depërtuar në banesën e saj ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari “, thuhet në një njoftim.