Vjedhin rroba, arrestohen dy gra
Në çdo hap po rrezikohesh që të biesh pre e vjedhjeve nga persona të ndryshëm.
Për çdo ditë Policia e Kosovës, raporton për raste të vjedhjeve e grabitjeve nëpër shtëpi, dyqane e biznese të ndryshme.
Në të shumtën e rasteve paratë janë ato që janë cak i hajanave.
Por ndryshe prej kësaj, dy gra në Ferizaj kanë vjedhur rroba.
Pronari i lokalit kishte njoftuar Policinë e Kosovës, përcka dy këto gra janë arrestuar.
Por sic bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, njëra grua është dërguar në mbajtje ndërsa tjetra është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se në lokalin e tij dy femra K-Shqiptare kanë vjedhur rroba. Njësia policore ka arritur të arrestojnë dy të dyshuarat, ku me vendim të prokurorit njëra është dërguar në mbajtje dhe tjetra është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.