Vjedh paratë e xhamisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka vjedhur paratë nga arka e xhamisë.
Kjo hajni të cilën policia e ka kategorizuar si vjedhje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në xhaminë, e cila ndodhet në rrugën “2 Korriku” në qytetin e Istogut.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që kishte hyrë në Xhami dhe kishte vjedhur para në arkë”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus