Vitia nis procedurat për themelimin e Teatrit Profesionist
Komuna e Vitisë ka nisur procedurat për themelimin e Teatrit të Qytetit.
Themelimi i Teatrit tashmë ka marrë përkrahjen e nevojshme nga udhëheqja komunale dhe në ditët e ardhshme do të punohet më intensivisht për ta konkretizuar sa më parë.
Kështu ka thënë regjisori Ben Apolloni, i cili së bashku me dy artistë të tjerë janë pritur të hënën në takim nga i pari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij Facebook, Apolloni thotë se propozimi i tyre u prit mirë nga Haliti, për çka ky i fundit nga sot do të nisur punët për realizimin e këtij projekti.
E më këtë rast, artistët kanë falënderuar Halitin për mbështetjen e tij.
“Sapo dolëm nga takimi me Kryetarin e Vitise, z. Sokol Haliti, me të cilin biseduam për themelimin e Teatrit te Qytetit te Vitisë. Kryetari e priti jashtëzakonisht mirë propozimin tonë dhe që sot filloi puna për realizimin e këtij projekti. Faleminderit kryetarit, Haliti dhe ekipit te tij, për mbështetjen dhe për energjinë e mirë që kishin për të punuar për të mirën e Qytetit të tyre!”, ka shkruar Apolloni.
Kështu mijëra qytetarë nga komuna e Vitisë më në fund do të ketë mundësi të shijojnë shfaqjet teatrale në teatrin e qytetit të tyre./FaktePlus