Vitia në Kalabri: Projekti i rrugës dhe unazës është i realizueshëm dhe për të do të bashkëpunojmë me qeverinë
Vitia ka thënë se projekti i rrugës dhe unazës është i realizueshëm dhe për të do të bashkëpunojmë me qeverinë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Arben Vitisë:
E drejta e një lagjeje është lidhja me qytetin, me lagjet e tjera. Kjo është e drejta e Kalabrisë. Projekti i rrugës dhe unazës është i realizueshëm dhe për të do të bashkëpunojmë me qeverinë. Kështu do të veprojmë për çdo kërkesë urgjente të qytetarëve. Disa çështje thjesht nuk presin më shumë.
Faleminderit për përzemërsinë sonte e përherë Kalabri.