Vitia: Do të merren masa për ata që kanë bërë keqpërdorime në tenderë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, ka folur lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike të Kosovës për keqpërdorimet e Ministrisë së Shëndetësisë në tenderët për furnizim gjatë pandemisë.
Vitia tha se në ditët e para kur e ka marrë detyrën një maskë ka pasur maska.
“Ne me datën 10 mars kur kemi filluar blerjet e para. Me datën 5 shkurt kur e kam marrë detyrën nuk ka pasur maska. Në procedurën e parë kam gjetur një blerje prej 95 mijë euro. Një maskë me këtë kishte kushtuar mbi 14 euro. Pasi i kemi anuluar disa procedura dhe kemi filluar me të rejat një maskë ka rënë në tetë euro”.
Vitia shtoi se ka kërkuar edhe hetime të dosjeve të tenderëve nga Policia e Kosovës.
“Unë i kam dërguar një e-mail tek Policia e Kosovës dhe Autoriteti i Konkurrencës ku i kemi paralajmëruar se mund të ketë dosje për keqpërdorime. Nëse vërtetohet se ka pasur shkelje të procedurave nuk do të shikohet se kush është apo kush e ka bërë. Do të merren masat”.
I pari i Shëndetësisë në Kosovë theksoi se Ministria ka marrë leje nga Komisioni Rregulltiv i Prokurimit Publik që të bëhen procedura të përshpejtuara të furnizimit.
“Ne kemi marrë leje nga KRPP që për shkak të gjendjes të thërrasim për ofertë vetëm një kompani. Mua më vinte keq nga Komuna e Malishevës sepse nuk kishim mundësi të jepnim ndihma ”
“Vitia dhe Malisheva kanë vuajtur më së shumti në fillim. Kur është bërë furnizimi i parë me materiale të nevojshme është furnizuar Klinika Infektive, nuk kemi pasur rezerva, ato kanë qenë zero”.
“Çdo herë janë thirrur mbi 10 kompani edhe pse ne kemi pasur mundësi të thirrim vetëm një, dmth kanë parashihet që të thirren minimum gjashte dhe maksimum 15, por gati çdo herë kanë marrë pjesë 10 kompani”.
Ministri foli edhe për ish-kompaninë e përfolur për fitimin e tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Unë kam punuar në kompaninë Agani. Ka qenë para 14 vjet. Unë nuk e mohoi. Unë jam interesuar për ketë tender. Kompania Agani ka fituar 136 mije euro ku 120 mijë euro janë fituar para se me qenë ministër. 16 mijë euro janë fituar për një produkt që nuk ofrohet”.
“Kompania Agani ka fituar edhe tenderë të tjerë nga Ministria e Shendetësisë. Po besoj që janë shuma akoma më të mëdha. Kompania Agani është kompani farmaceutike mjaft e madhe”.