Vitia dhe homologu i tij serb Lonçar diskutojnë rreth bashkëpunimit kundër përhapjes së COVID-19
Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka mirëpritur angazhimin e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia dhe homologu të tij nga Serbia Zlatibor Lonçar, në lidhje me bashkëpunimin praktik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Ai në një postim në Facebook tha se çmon angazhimin e tyre për të kapërcyer distancat dhe për t’u përqendruar në shëndetin e të gjithë qytetarëve si përparësi kryesore.
Ndryshe, sot Italia ishte nikoqire e një video-konference, me pjesëmarrjen e KFOR-it, midis ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia dhe atij të Serbisë Zlatibor Lonçar, e përqendruar në urgjencën e COVID-19.
Në këtë video-konferencë të dyja palët shkëmbyen mendime mbi situatën në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.
Diskutimi, i cili u ndoq nga KFOR, gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë q ë të përmbajë në mënyrë efektive përhapjen e COVID-19 në rajon.