Vitia bëhet me teatër
Kosova tashmë do ta ketë edhe një teatër më shumë, e ky teatër do të jetë në qytetin e Vitisë.
Komuna e Vitisë në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, në rend të ditës e ka pasur themelimin e Teatrit të Qytetit, gjë që mori përkrahje nga asamblistët komunal.
Kuvendi Komunal i kësaj komune, me shumicë votash ka miratuar themelimin e teatrit të qytetit.
Kujtojmë se disa komuna të Kosovës kanë themeluar teatrot e tyre të qytetit dhe se në disa të tjera janë në pritje të themelimit./FaktePlus