Visar Ymeri tregon se a do të rikthehet në Vetëvendosje
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka folur rreth lëvizjes Vetëvendosjes dhe largimit të tij nga aty.
Thotë se Vetëvendosja aktuale ndryshon shumë nga ajo lëvizje kur ai ishte aty?
Por po të kishte një mundësi rikthimi, a do të pranonte një gjë të tillë?
“Jo, mendoj që tash VV ka ndryshuar në mënyrën se si e bën politikën drastikisht prej asaj që unë e kam menduar kur kam qenë në VV”, tha Ymeri në televizionin 7.
“VV sot është shndërruar në një koncept politik që i konvenon Kurtit sesa reflekton një ndryshim shoqëror për të cilin ishim angazhuar”, shtoi ai.
“Mënyra si vepron VV tani dallon në pikat kryesore nga VV e dikurshme”, theksoi Ymeri.