Virusi në Kinë, vdes një mjek
Një mjek në një spital të provincës Hubei të Kinës ka vdekur pas infektimit me koronavirus, raportojnë mediet kineze.
Një njoftimin e medieve shtetërore thuhet se mjeku 62-vjeçar, Liang Wudong, ishte në ballë të përpjekjeve për ta luftuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Autoritetet kineze kanë dhënë urdhër për marrjen e masave gjithëkombëtare për identifikimin dhe izolimin e menjëhershëm të të gjithë personave që dyshohen se janë të infektuar me virusin misterioz.
Ekipet mjekësore do t’i kontrollojnë udhëtarët në trena, aeroplanë dhe autobusë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se personat që dyshohen për pneumoni duhet të dërgohen menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore.
Deri më tash, rreth 56 milionë njerëz u janë nënshtruar masave të rrepta për kontrollin e lëvizjes pasi autoritetet i shtuan vendimet për ndalimin e udhëtimeve në provincën qendrore Hubei.
Në anën tjetër, në Japoni është konfirmuar rasti i tretë i infektimit me këtë virus.
Masa të reja ka marrë edhe Australia. Kryeministri i këtij vendi, Scott Morrison, përmes një deklarate i këshilloi australianët që të mos udhëtojnë drejt rajonit të prekur nga virusi në Kinë, shkruan “The Guardian”./FaktePlus