Vini Jr. dhe Hazard së bashku? Zidane nuk jep shumë shpresa
Vinicius Junior dhe Eden Hazard vështirë se mund të luajnë shpesh së bashku.
Që të dy luajnë në të njëjtin pozicion, në sulm në krahun e majtë dhe Zinedine Zidane problem se do t’i vendosë së bashku në një formacion.
Vinicius kishte rastet e veta gjatë kohës kur Hazard ishte i dëmtuar, tani mund të mos ketë minuta si më parë.
“Shumë gjëra mund të shikohen jashtë fushe, kombinimi i lojtarëve, gjëja e vetme është se Eden luan në të majtë, ashtu edhe Vini. Do të shohim çfarë mund të bëjmë”, deklaroi Zizu.