Vikendi i kosovarëve në Shqipëri, mijëra persona shkojnë në bregdet
Kosovarët gjatë tërë stinës së verës nuk kanë ndaluar së vizituari bregdetin e Shqipërisë, pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve me COVID-19.
Numri i lartë i infeksioneve dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, nuk ka ‘frikësuar’ kosovarët që të vizitojnë vendet bregdetare.
Ndonëse në ditët e fundit në vend ka rënë intensiteti me raste pozitive por jo edhe ai i vdekshmërisë, në vikendin e fundit shumë kosovarë ia mësyen Shqipërisë.
Shifrat alarmuese nuk i kanë ndalur kosovarët që të vizitojnë gjatë vikendit bregdetin në Shqipëri. Madje fundjava ka qenë e mbingarkuar tej mase për pikat kufitare Kosovë-Shqipëri.
FaktePlus ka kërkuar të dhëna statistikore në Policinë e Kosovës në lidhje me numrin e personave që kanë hyrë dhe dalë nga Kosova për në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit në Kosovë sipas statistikave të PK-së kanë hyrë 30 mijë e 653 persona nga të gjitha pikat kufitare të vendit si dhe kanë hyrë po ashtu 14 mijë e 618 automjete.
Në të dhënat e Policisë së Kosovës, figurojnë edhe një numër i konsiderueshëm i personave të huaj që kanë hyrë në vend. Për 24 orë kanë hyrë 19 mijë e 466 të huaj si dhe kanë dalur 10 mijë e 264 persona, shkruan FaktePlus.
Policia e Kosovës, po ashtu ka dhënë detaje edhe për personat të cilët kanë dalë nga kufinjtë e Kosovës e që shumica kanë qenë në drejtim të Shqipërisë.
Nga këto pika kufitare kanë dalur 16 mijë e 3 persona si dhe 7 mijë e 382 automjete./FaktePlus
Për më shumë shihni të dhënat e Policisë së Kosovës: