Vihet gurëthemeli i shtatores së Kolonel Ahmet Krasniqit në Vushtrri
Është vënë gurëthemeli i shtatores së Kolonelit Ahmet Krasniqi, në qendër të qytetit të Vushtrrisë.
Kryetari i komunës sw Vushtrrisw, Xhafer Tahiri, ka thwnw se Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministri i Luftës i emëruar nga Ibrahim Rugova, nga figurat më të ndritura që Vushtrria i dha luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, nga sot, ndonëse me 20 vite vonesë, po i kthehet në bronz vendlindjes së tij.
“Në përvjetorin e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqi, sot bashkë me Florentin, djalin e Kolonelit dhe familjarët e tjerë, me bashkëluftëtarë të Kolonelit, me aktivistë të çështjes kombëtare, vendosëm gurthemelin e sheshit ku do të jetë edhe shtatorja e Kolonel Ahmet Krasniqi. Ky shesh i bënë nderë Vushtrrisë, shtatorja e Kolonelit Ahmet Krasniqi, krahas shtatoreve të Adem Jasharit dhe Hasan Prishtinës, i japin kuptim sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, tha Tahiri.
Në ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, si dhe dy kandidatët për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe Armend Zemaj.
Po ashtu morën pjesë edhe shumë qytetarë të kësaj komune. Vënia e gurëthemelit bëhet në shënimin e përvjetorit të 21 të vrasjes. /FaktePlus