Vidhet tualeti prej ari në Pallatin Blenheim
Një tualet i bërë plotësisht nga ari 18 karatësh është vjedhur nga Pallati Blenheim në Oksfordshire, Angli, shtëpia hijerëndë ku lindi ish-kryeministri Winston Churchill.
Tualeti plotësisht funksionues u instalua si pjesë e një ekspozite nga artisti italian Maurizio Cattelan me titull “Fitorja nuk është një mundësi”, e cila u hap për publikun ditën e enjte.
Sipas një zëdhënësi të Pallatit Blenheim, tualetin i emëruar “America”, ka vlerë mbi pesë milionë dollarë.
Policia pranoi një raport për vjedhjen e tualetit në orën 4:57 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa hajnat u larguan nga vendi i ngjarjes rreth orës 4:50 të mëngjesit, sipas një deklarate të postuar në internet. Një burrë 66-vjeçar është arrestuar në lidhje me vjedhjen.
“Veprat e artit nuk janë rikuperuar në këtë kohë por ne po bëjmë një hetim të plotë për ta gjetur atë dhe për t’i sjellë ata që janë përgjegjës para drejtësisë” tha detektivi Jess Milne.
“America” fillimisht u shfaq në Guggenheim në New York City në vitin 2016.
Ajo u bë kryetitull përsëri në vitin 2017, pasi Shtëpia e Bardhë e Presidentit Donald Trump përmes email i ka kërkoi Guggenheim t’ia huazonte pikturën e Vincent Van Gogh të 1888 “Peizazhi me dëborë”, por në vend të kësaj kuratori i institucionit ofroi tualetin e arit.
Në Pallatin Blenheim, tualeti ishte instaluar në një dhomë pranë asaj në të cilën lindi Churchill dhe duhej të qëndronte në ekspozitë deri më 27 tetor.