Vidhet busti i Smajl Hajdarit në Pejë
Policia e Kosovës përmes raportit ka njoftuar së është vjedhur busti i dëshmorit Smajl Hajdarit, në shkollën fillore që mban po të njëjtin emër.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në shkollën fillore persona të panjohur kanë vjedhur bustin e dëshmorit Smajl Hajdari. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet më tej në raport. /FaktePlus