Vidhen pako cigaresh në vlerë afro 600 euro në një dyqan në Mitrovicë
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur pako cigaresh vlerë 500-600 euro nga një dyqan.
Policia ka rënë në kontakt me mallin e vjedhur pas bastisjes që ka kryer në shtëpinë e të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Mitrovicë, raporton FaktePlus.
“Mitrovicë 20.05.2020-08:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë natës nga një dyqan kishte vjedhur pako të cigareve në vlerë 500 deri 600 euro. Është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit dhe janë gjetur pakot e cigareve të cilat janë konfiskuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.