Vidhen dy monumente fetare në një objekt fetar në Pejë
Janë vjedhur dy monumente fetare nga një objekt fetar në Gllogjan të Pejës.
Policisë së Kosovës i është raportuar se persona të panjohur më forcë kanë hapur objektin dhe i kanë vjedhur monumentet.
Njëri prej monumenteve është gjetur i dëmtuar.
“Fsh. Gllogjan, Pejë 14.12.2019 – 14:30. Është raportuar se perona të pa njohur me forcë kanë hapur objektin fetar dhe kanë vjedhur dy monumente fetare. Njëra nga monumentet është gjetur rreth 200 metra larg objektit fetar, e cila ishte e dëmtuar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, ka njoftuar PK-ja.