Videoja e vrasjes së biznesmenit shqiptar me dy plumba në kokë mes të Athinës
Janë publikuar pamjet e vrasjes së shqiptarit, Dikenc Halili, në Greqi në vendin e quajtur Kristo.
Tepelenasi 39-vjeçar, u qëllua me dy plumba në kokë e një në bark mbrëmë, në një lokal të Athinës, ku po pinte.
Nga pamjet dallohet shqiptari i ulur në bar, ndërsa pranë i afrohet një tjetër person, që nxjerr armën dhe e qëllon.
Të pranishmit në bar largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga ajo që ndodhi.
Halili menaxhonte një lokal në kryeqytetin grek, ku dhe ftonte këngëtarë të njohur dhe dyshohet se motivi i vrasjes së tij lidhet pikërisht me punën e tij.