VIDEO: Trupat amerikane largohen nga Siria, vozisin anën tjetër me trupat siriane
Presidenti Trump ka dhënë urdhër që trupat amerikane të tërhiqen nga Siria, lëvizje që lejoi invazionin turk dhe vazhdimin e sulmeve të tyre ndaj kurdëve.
Ndërkohë një video interesante tregon se si trupat siriane vozisin në njërën anë e ato amerikane në anën tjetër, në mënyrë që t’i mbronin ata.
Trupat siriane të Assadit i kanë zënë me këtë rast pozicionet kryesore afër pikave kufitare të Tel Abaid dhe Sari Kani, në të cilat ka pasur luftime tepër të mëdha kohët e fundit shkruan DailyMail, përcjell FaktePlus.
Duke u përballur me sulme turke, kurdët nënshkruan një marrëveshje të ngutshme me forcat e qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia, të cilët ranë dakord t’i mbronin ata në këmbim të territorit.
Sulmi i Turqisë në veri të Sirisë hyri në ditën e shtatë të martën ndërsa trupat e Erdoganit përpiqen të gdhendin një ‘korridor paqeje’ të gjerë 20 milje përgjatë kufirit jugor/FaktePlus