VIDEO që po trondit Amerikën: E vrasin pranë vajzës së vogël
Nju Jorku u përfshi nga një tjetër valë dhune gjatë fundjavës, duke regjistruar të paktën 10 vrasje.
Mes tyre ishte njëra që ka tronditur opinionin publik. Anthony Robinson, 29 vjeç, u qëllua për vdekje nga një makinë teksa kalonte rrugën me vajzën e vogël për dore.
Ngjarja ka shokuar vajzën e vogël, kurse Robinson u shpall i vdekur në spital.
Kjo valë krimesh vjen në kohën kur SHBA po diskuton nëse duhen shkurtuar fondet për policinë.