Video-ja që mori vëmendjen e çdokujt, vogëlushi shqiptar që refuzon të quhet zviceran
Shqiptarët krenohen se janë shqiptarë, kudo që janë. Që në moshë të vogël mësohet se sa e vlefshme është të jesh i tillë.
Një video e publikuar së fundi në Facebook arriti të marrë mijëra klikime, shumë pëlqime dhe komente pozitive.
Një vogëlush shfaqet para kamerës duke thënë se ka lindur në Zvicër, por këmbëngul në origjinën e tij.
Babai i tij mundohet që me shaka ta ngacmojë duke i thënë se ai është zviceran dhe jo shqiptarë, por vogëlushi assesi nuk e pranon këtë.
“Unë jam shqiptar, por kam lindur në Zvicër,” dëgjohet të thotë i vogli që këmbëngul deri në fund për origjinën e tij.
Sigurisht se kjo gjë është mjaft e bukur për t’u dëgjuar, aq më tepër nga një vogëlush kaq i këndshëm sa ai.