“Via Ferrata” shtegu i ri në Prizren për ngjitje malore (FOTO)
Qytetit të Prizrenit i është shtuar edhe një atraksion i ri që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor.
“Via Ferrata” është një shteg i gjatë 500 metra që mundëson ngjitjen malore.
“Shtegu Via Ferrata me gjatësi prej rreth gjysmë kilometri, jo rastësisht është quajtur me emrin “Panorama”, pasi që nga lartë është vërtetë një panoramë madhështore e Grykës së Lumbardhit Ky është vetëm një prej projekteve që po punojmë në vazhdimësi për ta rritur ofertën turistike të qytetit, e sidomos atë të turizmit malor”- njoftoi kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në Facebook.
Postimi i plotë: