Vetura godet këmbësoren në trotuar
Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Pozheran të Vitisë një person derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku, duke e goditur një këmbësore e cila gjendej në trotuar.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal, është liruar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.