Vetizolohet Ramiz Lladrovci, ka simptoma të COVID-19
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është vetizoluar të hënën, pasi i janë shfaqur simptoma të COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
I pari i Drenasit është testuar dhe po e pret rezultatin nga IKSHPK.
“Të nderuar qytetarë,Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për Covid-19, në Klinikën Infektive. Jam në pritje të rezultateve. Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar”, ka shkruar Lladrovci.
Ai në këtë rast ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet e IKShPK-së, pra të bartnin maskën, ruajnë distancën dhe mbajnë higjienën.