Vetizolohet ekipi i ngushtë i Qendron Kastratit!
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar sot se është prekur me Covid-19.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kastrati ka njoftuar se ka pasur kontakte me një person nga Prishtina, i cili ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19.
I pari i Kamenicës ka thënë se ekipa e ngushtë e tij në Komunë tanimë është vetizoluar dhe pritet të testohen, ndonëse ka respektuar rregullar IKSHPK-së për të mbajtur distancë.
Kastrati ka thënë se momentalisht gëzon shëndet të mire dhe nuk ka asnjë simptomë, ndërsa shtoi se nesër do të dërgoj listën e kontakteve për testim.
“Unë jam munduar maksimalisht që të respektoj udhëzimet e IKSHPK-së, pra që të mos flas përdore me asnjë person, por ekipa e ngushtë tashmë është vetizoluar. Ende nuk e kam përpiluar listën e kontakteve që t’i dërgoj për në Institut, pra nuk kam ndonjë numër të saktë të testimeve që do të bëhen nesër. Unë jam shumë mirë me shëndet, nuk kam asnjë simptomë, pra nëse nuk e kisha bërë testin për shkak të kontaktit që kamë pasur nuk e kisha ditur që jam infektuar”, tha Kastrati për Indeksonline.