“Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje, jemi superiorë”
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se partia e tij janë të gatshëm për zgjedhje.
Ai ka komentuar shkarkimin e Agim Veliut duke thënë se ai ka qenë i vetëdijshëm se shef i tij do të jetë Albin Kurti, i pëlqeu ose jo një gjë e tillë.
Bajqinovci më tej tha se Veliu ka qenë gjithnjë në kundërshtim me hirearkinë e biles ai ka qenë edhe kundërshtuesi më i madhë i koalicionit.
Më tej ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti nuk i nënshtrohet dhe nuk shantazhohet prej askujt.
Ky është postimi i plotë i Mefail Bajqinovcit.
“Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu.
Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.
Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK.
Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti nuk i nënshtrohet e as nuk shantazhohet prej askujt.
Ne nuk dëshirojmë ta shohim vendin prapë në zgjedhje në këtë kohë, por nëse ndodh kjo, jemi të gatshëm dhe më superior se në zgjedhjet e kaluara”, ka përfunduar ai, shkruan FaktePlus
#QeveriaKurti