Vetëvendosje dërgon vendimin e Thaçit në Kushtetuese
Vetëvendosje në ora 17:00 e dërgon në Kushtetuese dekretimin e Hotit.
Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me dekretimin nga presidenti Thaçi të Avdullah Hotit të LDK-së për mandatar për krijimin e Qeverisë.
Pas vendimit presidentit Hshim Thaçi që të dekretojë Avdullah Hotin për kryeministër në Qeverinë e re, ka reaguar Vetëvendosje.
LVV i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin të cilin Thaçi i’a dha LDK-së, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin.
“Me këtë dekret, Presidenti ka vazhduat të shkelë Kushtetutën”, ka thënë Rexhep Selimi në një konferencë për media.
Ndërkaq, Thaçi sot në konferencë ka thënë se vendimi për t’i dhënë mandatin për të udhëhequr me qeverinë LDK-së është në përputhje me Kushtetutën.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë pasi ka pranuar një letër nga kreu i LDK-së, isa Mustafa ku ai konfirmon se i mbështetë të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare për qeverinë e re.
Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.
“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret