“Vetëvendosja nuk me la të shkoj te varri i Ibrahim Rugovës”
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ish-subjeti i tij politik e ka penguar që të shkonte për vizitë te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Kur ju kam thanë që po du me shku te varri i Rugovës, nuk me kanë lanë”, ka thënë Ahmeti.
Por nuk ka treguar konkretisht se çfarë i kanë thënë zyrtarët e ish-partisë së tij.
“Pyeteni Albinin apo Glaukun, ata ju tregojnë çka me kanë thënë, nuk po them pyeteni Visarin, se mundemi me thanë që është tash në PSD, por pyetini ata të Vetëvendosjes”, ka shtuar më tej Ahmeti gjatë një interviste në T7.