Veteranët u bëjnë thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin që ua pamundëson rritjen e pensioneve
Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ky projektligj po konsiderohet se ia pamundëson rritjen e pensioneve të veteranëve në bazë të pagës minimale.
Faton Klinaku ka pa lajmëruar protesta para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës po tentohet që të ndryshohet ligji ku veteranët hiqen nga lista e përfitueseve të pagës minimale.
“Nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, si pikë 5 e rendit të ditës është paraparë që të diskutohet rreth pagës minimale, ku me anë të projektligjit, tentohet që të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës nga rritja e pagës minimale’’ ka shkruar Klinaku.
Sipas Klinakut kjo qeveria po bën shkelje të kushtetutës.
‘’Kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese’’ ka shkruar më tutje Klinaku.
Në fund Klinaku ka pa lajmëruar edhe protesta nëse ndodh kjo.
Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë ka thënë Klinaku në postimin e tij në Facebook.