Veteranët sot protestojnë para Kuvendit
Të hënën prej orës 10:00 Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojë para Kuvendit të Kosovës.
Kjo protestë zhvillohet për ta kundërshtuar siç thonë ata diskriminimin ndaj veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Saktësisht lidhet me iniciativën e Qeverisë dhe Kuvendit që rritja e pagës minimale të mos përfshi edhe veteranët.
Me Ligjin për Veteranët, pagesa e tyre mujore është brenda normës së pagës minimale ( 170 euro sa është tash).
Por, ekzekutivi ka iniciuar rritjes e pagës minimale në 250 euro neto. Veteranët e duan këtë rritje.
Ata nuk janë të vetëm. Të dielën Lëvizja për Bashkim (LB), ka paralajmëruar që do t’i bashkohet protestës.
Po ashtu edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj do të marrë pjesë në protestë. Ai të dielën e cilësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si “veteran të rrejshëm”.