Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se nga ky muaj do të rriten pensionet për 20 për qind.
Ndërkohë nga janari i vitit që vjen pensionet do të rriten po me kaq përqindje edhe për kategoritë e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës.
Invalidët e luftës do të kenë rritje nga 45 euro deri në 90 euro varësisht nga shkalla e invaliditetit.
Ndërkohë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky ndryshim prekë një numër prej 304,016 përfitues që do të ndikohen nga kjo rritje, derisa impakti i tërësishëm buxhetor për tërë vitin fiskal parashihet të jetë në shumën prej 100 milionë euro shtesë.