Veteranet e UÇK-së të indinjuara me arrestimet e Gucatit dhe Haradinajt
Veteranet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë thënë se janë të indinjuara nga arrestimet e fundit të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit të Nasim Haradinaj.
Ato thanë se kanë ngritur zërin kundër veprimeve dhe arrestimeve të tilla nga kushdo qofshin bërë ato.
“Ne populli i Kosovës u jemi mirënjohës për jetë SHBA-ve dhe atyre vendeve europiane,që ndihmuan që ky popull njëherë e përgjithmonë të çlirohet nga barbaria serbe dhe ta gëzojë lirinë. Por ,kjo s’të jep të drejtë, që tani të sillesh në mënyrë spektakular edhe jo të civilizuar pikërisht ndaj atyre që janë më meritorët që sot e gëzojmë lirinë”.
“Gjithçka që pamë në media ishte çdo gjë tjetër vetëm drejtësi jo!”
“Andaj e kemi theksuar dhe po e theksojmë prapë se na bijtë dhe bijat e këtij populli ,nuk kemi bërë asnjë mëkat ,për t’i larë ato nga një gjykatë në tjetrën, kur t’i teket dhe sa herë t’i teket dikujt për qëllime të tyre politike. Mëkati ynë i vetëm është që kemi rrokur armët për t’u çliruar nga një regjim barabar!”
“Prandaj ne ju themi këtyre gjykatave, se me padrejtësi të tilla,kurrë dhe asnjëherë nuk mund ta përdhosin luftën tonë të drejtë për liri, kurrë dhe asnjëherë nuk mund t’i njollosin ata që bënë luftë çlirimtare dhe i sollën lirinë këtij populli!”, thuhet në reagimin e tyre.