Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë kundërpërgjigje ndaj aksionit te EULEX-it
Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se ashtu si është dashur t’i kundërpërgjigjen sistemit Jugosllav do t’i kundërpërgjigjen edhe EULEX-it për bastisjen e sotme në zyrat e tyre.
“Ju thashë që edhe Jugosllavia ka bërë kështu por është dashur me iu kundërpërgjigjë”, ka thënë Klinaku.
Policë të misionit të EULEX-it sot janë futur në Zyrat e Veteranëve të OVL-UÇK’së duke i bllokuar anëtarët e kësaj organizate në katin e tretë.
“Unë bisedova me ta dhe qëllova në katin e tretë, letra nuk kanë përkthyes nuk kanë, na kanë blloku. Nuk e di a janë duke bërë arrestime, ata janë lartë I kanë mbushur korridoret plot policë. Kryetari Gucati dhe nënkryetari Haradinaj nuk janë këtu”, ka thënë Klinaku.
Policia e Eulexit mëngjesin e sotëm ka bastisur zyrat organizatës së veteranëve të UÇK-së.
Konfirmohet: EULEX arreston Hysni Gucatin, do transferohet në Hagë