Veteranët e UÇK-së në Skenderaj kundër Sami Lushtakut, në përkrahje të Bekim Jasharit
Veteranët Organizatës së Luftës së UÇK kanë pritur në takim Bekim Jasharin, i cili po garon si kandidat i pavarur për Kryetar të Skënderajt.
Veteranët nga Skenderaj premtuan se vota e tyre do jetë për Bekim Jasharin dhe në fund të takimit i dhuruan flamurin kombëtar dhe stemën e UÇK-së.
Për këtë takim bëri të ditur vet Bekim Jashari në facebook i cili tha se gjatë mandatit të tij kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyer me shoqatat e veteranëve.
Postimi i plotë:
Një vizitë tek Shoqatat e Dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me përkushtim të madh punojnë në promovimin e vlerave të luftës sonë të shenjtë dhe përkrahjen e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve e invalidëve të UÇK-së.
Gjatë këtij mandati qeverisë kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me këto shoqata, së bashku kemi vizituar të gjitha familjet e dëshmorëve, i kemi nderuar me mirënjohje dhe po ashtu po vazhdojmë të bëjmë nderime tek varri i secilit dëshmor të rënë për Lirinë që sot e gëzojmë.
Tre kryetarët e shoqatave, z. Lati, z. Misimi e z. Aruqi, i falënderova për përkrahjen e pa rezervë dhe para tyre u zotova që do të vazhdoj t’i mbështes edhe gjatë mandatit të dytë në udhëheqje të Skenderajt.
Në fund të takimit, nga kryetari Emin Lati pranova dhuratë flamurin kombëtar si dhe stemën e UÇK-së.