Vetëm sot Shqipëria vaksinon afro 20 mijë qytetarë
Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka njoftuar se vetëm këtë të marte atje janë vaksinuar 19 mijë e 886 njerëz.
Ndërsa, numri total i të vaksinuarve në Shqipëri ka arritur në 537 mijë e 387 njerëz.
“Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.
Kujtojmë se sonte në Kosovë kanë arritur rreth 5 mijë vaksina Pfizer.