Vetëm dy futbollistë nuk vendosën dorën në zemër gjatë intonimit të himnit kombëtar në ndeshjen Kosovë U-21 – Shqipëri U-21
Kosova U-21 është duke luajtur me Shqipërinë U-21 në Fadil Vokrri në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2021.
Në fillimin e ndeshjës gjatë intonimit të himnit kombëtar vetëm dy futbollistë nuk vendosën dorën në zemër, derisa të tjerët kënduan njëzëri.
Dy futbollsitët e Kosovës të cilët nuk vendosën dorën në zemër gjatë himnit janë Arton Zekaj që sot është kapiten i Dardanëve dhe portieri David Nreca-Bisinger.
Zekaj është i lindur në Beograd, kurse Nreca-Bisinger është i lindur në Gjermani, ku nënën e ka shqiptare, ndërsa babain gjerman.
Duhet përmendur se Nreca-Bissinger që një kohë të gjatë përfaqëson Kosovën dhe në të kaluarën ai ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-17 dhe U-19.
— Sporti kosovar (@KosovarSporti) November 13, 2020