Vetëm 6 muajsh dhe kjo bebe shënon rekord botërorë
Vetëm 6 mujash dhe katër ditë kjo bebe ka shënuar një rekord botëror duke u bërë individi më i ri që bën ski në ujë.
Me këmbët e lidhura në mënyrë të sigurtë në një dërrasë prej druri Pak Rich teksa mbahej në një shufër metalike ai u tërhoq përgjatë liqenit me anije. Ndërkohë i ati i tij Casey, qëndronte në një varkë tjetër shumë afër djalit.
Video u postua për herë të parë në Instagram nga babai dhe nëna e vogëlushit Kejsi dhe Mindi Humpherys.
Kujtojmë që rekordin e mëpërparshëm e kishte një fëmijë gjashtë muajsh dhe 27 ditë.