Vetëm 40 sekonda i mjaftojnë McGregorit për fitore
Atleti i njohur i Arteve Marciale të Përziera, Conor McGregor, është rikthyer fuqishëm në kafaz pas një pauze që zgjati gati një vit e gjysmë.
Gladiatori irlandez pas një periudhe sfidash, iu kthye sërish tetëkëndëshit kështu duke e mposhtur kundërshtarin e tij Donald Cerrone [i njohur si Kauboji], brenda një kohe prej vetëm 40 sekondash.