Vetëm 4 raste të viktimave nga COVID-19 në Prishtinë
Përkundër thirrjes së vazhdueshme që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po u bën qytetarëve që të ruhen dhe të respektojnë masat anti-Covid19, si duket nuk po ka ndikim ngase rastet po shtohen.
Nga 707 raste pozitive të dalura sot nga raporti 24 orësh, shtrirje të madhe ka marrë në qytetet e Kosovës, po sigurisht kryeqyteti është dominues ppër nga rastet e shumëta.
Edhe rastet e vdekjes shënohen katër nga Prishtina të cilat vecse po rriten.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./FaktePlus/